Laporta: Kontrata e Gavit në prag të kompletimit

Konfirmohet nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, se kontrata e futbollistit spanjoll, Gavi, është në prag të kompletohet

Gavi

Pasi u përfol se Barcelona është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me futbollistin profesionist spanjoll, Pablo Gavira i njohur si Gavi, i pari i Barcelonës e ka konfirmuar se kontrata e re është pothuajse e kompletuar.

Këtë superlajm, e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili ka shkruar në rrjete sociale.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka konfirmuar duke thënë se “Kontrata e re e Gavi është në prag të përfundimit – jemi në fazën përfundimtare”.

Sipas tij, tashmë katalunasit janë duke përgatitur të gjitha dokumentet që të nënshkruhen së shpejti.

Mëngjesin e së enjtes të 16 qershorit, Barcelona ishte afër arritjes së marrëveshjes me Gavin për kontratën e re në Camp Nou.

Spanjollit thuhet se i është ofruar një marrëveshje e ngjashme me atë që Ronald Araujo nënshkroi kohët e fundit në Camp Nou, dhe që mendohet të jetë një shkallë më të ulët se Pedri dhe Ansu Fati.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika