Një parti s’duhet t’i ketë të gjitha pozitat”- Rukiqi: Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, jo partiake

Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me ofertat e kryeministrit Albin Kurti për LDK-në.

Ai ka thënë se LDK ka shkuar me vullnetin më të mirë në takime që vendit t’i japin president.

“Një zgjidhje që do të reflektonte qartë edhe kriteret edhe natyrën e pozitës dhe pushtetit të presidentit në këtë rast, e cila për nga natyra dhe fryma kushtetuese do të duhej të ishte figurë unifikuese, ashtu siç është thënë që nga takimi i parë, jo një person që ka librezë partiake, por një person i cili e reflekton frymën e unitetit dhe që është mbi ‘palët’ politike”.

“I pavarur në veprimin e vet politik, i paanshëm në veprimin e vet politik dhe për më shumë, i cili është një lloj balance e pushteteve”, ka thënë ai.

Rukiqi më tej është shprehur se nëse në të kaluarën pozita e presidentit ka qenë pjesë e pazareve politike, tani nuk duhet të jetë, duke shtuar se partia e cila ka fituar 51% të pushtetit nuk duhet ta ketë edhe pozitën e presidentit, pasi që pushtetin e saj askush nuk e ka kontestuar.

“E ka qeverinë, e kontrollon parlamentin… dhe ne në këtë lloj situate mos të shkojë pushteti në tri pozitat kryesore, të mos orientohet tek një parti e vetme, sidomos këto që janë pozita faktike, presidenti dhe kryeministri”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika