Abdixhiku: 12 tetori, koha të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën

Kandidatët për kryetarë komunash të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë e këtij subjekti kanë zhvilluar një punëtori përgatitore në Istog, për zgjedhjet e 12 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari Lumir Abdixhiku ka ndarë detaje për çështjet kryesore të diskutimit të kësaj punëtorie.

“Diskutuam organizimin, strategjinë dhe mesazhin tonë për qytetarët; mbi të gjitha, programin tonë për nevojat e secilit qytet anembanë vendit. Analizuam gjendjen në çdo komunë dhe vendosëm planin e veprimit për muajt që na ndajnë nga fitorja.12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh; është një moment i madh për të vendosur se çfarë duam për komunat tona në katër vitet e ardhshme. Nga Istogu te Gjilani, nga Peja te Prishtina, çdo qytet ka historinë, sfidat dhe mundësitë e veta. Sot, diskutuam për secilën prej tyre, duke hartuar plane konkrete që prekin jetën e njerëzve tanë – nga ndërtimi i infrastrukturës, investimet në shkolla e spitale, gjelbërimi i hapësirave publike, deri te mbështetja për bizneset dhe punësimi i të rinjve.”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas këtij të fundit, 12 tetori mbetet një datë vendimtare për të ardhmen.

“Më 12 tetor, është koha që bashkë të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën, punën mbi fjalët boshe dhe shpresën mbi zhgënjimin. LDK hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe me vizion të qartë për zhvillimin e çdo qyteti dhe të gjithë Kosovës.”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika