Lidhja e Bizneseve të Kosovës nëpërmjet një reagimi të gjatë kanë shprehur ka shqetësimin për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas tyre, mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes e ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik.
Sipas tyre për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, investimet po bien ndërsa qytetarët dhe bizneset po e ndjejnë barrën e papërgjegjësisë politike çdo ditë, njofton Dukagjini.
“Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”.
Lidhja e Bizneseve, mes tjerash, thotë se mbi 1 miliard euro kredi dhe grante kanë mbetur të bllokuara në Kuvend teksa nuk lanë pa përmendur edhe çmimet e larta të energjisë elektrike dhe rritjen e kostos së prodhimit.
“Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”.
“Kosova po përballet njëkohësisht me çmime të larta të energjisë dhe kosto të shtuara të prodhimit; mungesë investimesh të huaja dhe rreziku për largim të kapitalit ekzistues; ngadalësim të rritjes ekonomike dhe humbje të vendeve të punës; pezullim të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, që dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës, mes tjerash, në reagim për përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje urgjente të krizës politike, në mënyrë që vendi të rifitojë stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve.