Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Limaj nuk dha detaje specifike nga takimi, por e përshkroi si një bisedë të thelluar dhe shumë të mirë.
“Po, jemi takuar. Kemi biseduar për të gjitha temat dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë”, tha Limaj para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai shtoi se në shumë çështje ndajnë këndvështrime të përbashkëta dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve të tilla, në kohën kur vendi po përballet me një bllokadë institucionale.
“Ne nuk mund t’i zgjidhim vetë të gjitha problemet, por po e shprehim gatishmërinë për bashkëpunim”, theksoi Limaj.