Limaj: Plani franko – gjerman nuk i ofron asgjë Kosovës, e shtyn krizën për 10 – 20 vjet

Kryetari i partisë Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nuk i zgjidhë problemet

Fatmir Limaj, kryetari i partisë Nismës Socialdemokrate

Kryetari i partisë Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar negativisht planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se ky propozim nuk i ofron asgjë Kosovës dhe se sipas tij nuk i merr asgjë Serbisë.

Ai është shprehur se nëse pranohet një plan i tillë do të krijonte më shumë efekte negative se pozitive.

Limaj e kritikoi edhe opozitën për mënyrën se si po i qasen temës së Asociacionit.

“E kuptoj Albin Kurtin apo këtë Qeveri, për atë e kam problemin me këtë opozitë shumë lehtë e kapërcejnë. Së pari plani evropian, Kosovës nuk i ofron asgjë, Serbisë nuk i merr asgjë, e shtyn krizën për 10-20 vjet dhe nuk garantohet se çfarë do të ndodhë. Është rrezik i madh për vendin. Jam për me shku me dialogu, por në këtë situatë, nëse merret për të mirëqenë është pozicion i rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.

Për gjithë këtë situatë të krijuar në raport me Serbinë, Limaj e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Limaj ka thënë se Qeveria ka bërë veprime popullsite e që sipas tij tash po i kushtojnë Kosovës.

“Duhet me pa se si erdhëm deri këtu në këto dy vitet e fundit. Jemi mundu me i tregu qeverisë që të mos i ndalë referendumet, mos i ndal zgjedhjet, kanë qenë popullsitë, lëre çështjen e targave. Për çfarë duhet të shkosh të bësh aksione për targa nëse  e ke marrëveshjen e gjithpërfshirshme”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se ai dhe partia e tij, janë kategorikisht kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, partia e Limajt nuk arriti ta marrë asnjë pozitë të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika