Lirohen edhe disa kategori tjera nga pagesa në Trafikun Urban

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në kuadër të transformimit të transportit urban janë liruar edhe disa kategori të tjëra nga pagesa.

Duke filluar nga 1 tetori stafi shëndetësor, administrativ, teknik te të gjitha institucionet shëndetësore të Prishtinë do të lirohen nga pagesa në Trafikun Urban, njofton Dukagjini.

“Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për: Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit. Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore” thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu nga pagesa janë liruar të gjithë punonjësit  e administratës së kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij.

Edhe nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë dhe të gjithë studentët poashtu janë të liruar nga pagesa.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika