Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se do të garojë edhe për një mandat në zgjedhjet lokale, ndonëse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të mos e propozojë atë si kandidat zyrtar.

PDK-ja ka nominuar Petrit Hajdarin si kandidatin e saj për të parin e kësaj komune, duke i dhënë fund mbështetjes për Lladrovcin në krye të Drenasit.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka reaguar ndaj vendimit të partisë, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga gara.

“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit. Bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika