Lushi: Lobi serb në Amerikë është i dobët, s’është as afër potencialit të atij shqiptar

Uk Lushi, veprimtar në ShBA

Lobi serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sipas veprimtarit shqiptar, Uk Lushi, është tejet i dobët, në krahasim me lobin shqiptar.

Lushi, i cili jeton në ShBA, tha se Serbia është duke investuar për ta fuqizuar përkrahjen e Amerikës për ta.

“Lobi serb po punon, por është i dobët, lobi serb që vjen nga Amerika, amerikanëve me prejardhje serbëve, nuk është as afër potencialit të lobit shqiptar. Serbia ka investuar, paratë po i paguan Serbia. Ka edhe një interes momental që ta afrojë Serbinë, që nuk duhet të shihet si rrezik për Kosovën. Shtetet dëshirojnë pajtim”, tha ai.

Lushi theksoi se në ShBA ka ndërrim gjeneratash, dhe se kongresmenët e rinj nuk e kanë dijeninë institucionale, sikurse ata të vjetrit.

Sipas tij, në të kaluarën lobi shqiptar ka punuar jashtëzakonisht shumë për ta pasur përkrahjen e ShBA-së.

“Ka ndërrim gjeneratash, në dëgjimin që e keni parë, njëri nga kongresmenët e përmend Eliot Engel, por ai nuk është më aty. Të rinjtë nuk e kanë dijeninë institucionale që e kanë pasur ata përpara”, tha ai.

Ai u shpreh se shqiptaro – amerikanët janë të gatshëm t’i shërbejnë interesave të Kosovës në çdo mënyrë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika