Maqedonci pret delegacionin e Gardës së IOWA-s: Thellimi i bashkëpunimit, prioritet kyç

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se sot bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin, pritën në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOWA-s të ShBA-së të kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOWA-s, Gjeneralbrigade Samenus.

Maqedonci ka shkruar se në fjalën hyrëse ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në dhe kërkova që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

“Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti,” shkruan Maqedonci.

Teksa ka shtuar se thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOËA-s “mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika