Mashtrimi diplomatik i Beogradit – OKB demaskon rrenën e Gjuriqit për Presidenten Osmani

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përgënjeshtruar ashpër pretendimet dhe gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat gjatë javës së kaluar orkestruan një fushatë të tërë dezinformimi kundër pjesëmarrjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjuriq doli me akuza të pabazuara, duke pretenduar se Osmani ishte “futur fshehurazi” në ndërtesën e OKB-së, duke përdorur kinse një leje hyrjeje të marrë nga një shtet tjetër.

Kjo gënjeshtër u shpërnda me tërbim nga mediat si Tanjug, RTS, Politika, Blic, Informer dhe Alo, të cilat i dhanë jehonë të madhe, duke e paraqitur si të vërtetë absolute dhe duke e mbështjellë me tituj senzacionalistë.

Por e vërteta nuk vonoi të dalë në dritë: vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara e rrëzoi këtë mashtrim publik.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, në një deklaratë për portalin serb ‘Raskrikavanje’, hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Gjuriqit dhe të mediave serbe, duke sqaruar se delegacioni i Kosovës ka qenë plotësisht i akredituar dhe në përputhje të plotë me rregullat e OKB-së.

“Nuk pati asnjë problem me delegacionin e Kosovës, të gjithë kishin leje të vlefshme,” – tha në menyrë të prerë Dujarric.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika