Mbi 1 milion euro për Stacionin e Autobusëve në Podujevë por nuk përdoret

Stacioni i Autobusëve në Podujevë, edhe pse kushtoi 1.3 milion euro dhe u përurua me bujë të madhe nga kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi, përdoret shumë pak për shkak të lokacionit që udhëtarët po e vlerësojnë si të papërshtatshëm.

Shiritin ia preu një vit më parë e Stacioni i Autobusëve në Podujevë është njëri ndër projektet me të cilat krenohet kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi.

Ani pse i përfunduar, ai shfrytëzohet pak e shpesh vetëm për qëndrim ditor të autobusëve.
Të njëjtit, kalojnë përsëri në qendër të qytetit për të mbledhur udhëtarët, ani pse stacionet në qytet janë të rralla.

Nga bisedat në terren, udhëtarët e shfrytëzojnë pak e në pjesën më të madhe të rasteve, si shkak i lokacionit të papërshtatshëm.

Opozita në Podujevë konsideron se ka rrezik falimentimi derisa komuna gjithashtu kishte ndarë buxhet disa herë për të subvencionuar edhe pagat.

“Kur u nda parcela e kemi dhënë vrejtje se s’është në vend të mirë. Psh ata që jetojnë në Kërpimeh iu bjen mbi një km në këmbë. Tash ka edhe punëtorë pa paga aty. Për shembull, kam dëgju kryetarin duke thënë se të hyrat mujore, janë 14 mijë. Nga infot e mija, muaji më i mire ka qenë 800 euro…le të ma gjen një qytetar që është nisë nga stacioni i autobusëve…”, u shpreh asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani.

Kritik shprehen edhe pjesëtarë të shoqërisë civile që monitorojnë punën në nivel lokal.

“Stacioni i autobusëve është ndërtuar pa analizë, pa plan funksional dhe pa konsultim me qytetarët. Menaxhimi i tij është i paorganizuar, nuk ka staf e buxhet, ndërsa kompanitë transportuese shpesh nuk e përdorin fare ose e shfrytëzojnë pa pagesë. Kjo na çon në një përfundim të qartë: stacioni i autobusëve nuk është ndërtuar për të përmirësuar shërbimet publike, por për të justifikuar një tender dhe për të krijuar një fasadë investimesh” tha Shemsi Jashari – Monitorues i Komunave.

Stacioni i Autobusëve në Podujevë është projekt në vlerë të 1.3 milion euro.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika