I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini,  MC Kresha ka treguar një nga arsyet pse Anglia fitoi me rezultat 6-2.

Ai tha se “Një rol të madh në këtë rezultat e luajti, lëndimi i portierit të Iranit, i cili luan në ligën e parë të futbollit portugez”

Ai po ashtu shtoi se “agelzët janë të përgaditë për me lujtë, nuk bojnë kalukulime”.

Kjo është vetëm nata e tretë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.