Në emisionin “Debat Plus” sonte rrëfimin po e jep një tjetër i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Ai ka rrëfyer gjerë e gjatë për tmerrin që e përjtuan, dhunën që panë me sy të tyre, përfshirë masakra.
Por, në kulmin e luftës, familja mbeti pa ushqime dhe këtu ai vendosi të dal për të kërkuar ushqime, në shtëpi tjera të braktisura dhe këtu i ndodhi tmerri kur hasi në tre zyrtarë policorë serbë, të cilët e morën dhe e dërguan në një restorant.
Aty thotë që përjetoi tmerrin e jetës së tij.
“Antiqe, hajde t’ia kryejmë punën këtij, më kanë kap zhag, më rrehen, më kanë lidh duart, më kanë ngreh zhag, më kanë shti në restorant, i ashtuquajturi atëherë është quajtur Restorant “Beogradi”, është përballë kinemasë ABC, ashtu e ka pas atë emër. Aty i rrahun, i torturum kur jam hy i kam pa dy zonja, dy femra shqiptare të zhveshura, atëherë m’u kanë këput dy këmbët, ato veç i kishin pas dhunu ato. Aty më kanë shtri për toke, më ka ra shkelëm ma ka qit njani kamën këtu, më kanë desh edhe më ka dhunu qiky Antiqi, me fjalën ante, po emrin ky e ka pas Antiq, e ka pas një shejë në ballë këtu, i madh 2 metra..” ka rrëfyer ai në “Debat Plus”.
I emocionuar e me zë të dridhur, ai u bënë thirrje atyre dy grave që të paraqiten për të dëshmuar atë që ndodhi aty.
“Si n’kllapi u rreha përjashta, shkelmin kur ma ka qit këtu më ka dhunu ky +Antiqi, brima e atyre dy vajzave, zonjave gjithë kam kërkue është edhe dëshmitar edhe shoqata jem edhe psikologia, gjithë herë kam kërku ju lutem nëqoftëse jeni gjallë dikun, lajmërohuni në shoqatën në Prishtinë, tregone rastin edhe vendin nëqoftëse nuk e dini pytne dikan restorant është quajtur restorant Beogradi, ku jeni hi ju”, shprehet ai në “Debat Plus”. tek thotë se përkrahja e familjes së tij asnjëherë nuk ka munguar.
Ai falënderon QKRMT-në gjithashtu për ndihmën që i kanë ofruar ndër vite për të zbutur sado pak traumën e dhimbjen që e ka nga ky krim i tmerrshëm lufte i forcave të Serbisë.