Mehaj ka paralajmëruar për hapjen e konkursit për t’u bërë pjesë e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se shpejti do të hapet konkursi për mbi 600 ushtarë aktivë dhe rreth 400 pjesëtarë rezervë

 





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për të rinjtë e të reja e Kosovës, ka publikuar një video me informacionet e nevojshme për aplikim dhe testim.

“Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është dhe do të jetë ushtria juaj dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”.

“Uniforma e FSK-së është dhe do të jetë personifikimi i vlerave më të çmuara të popullit të Kosovës i zhvilluar dhe forcuar bashkë me vendet dhe popujt aleatë liridashës dhe paqedashës udhëhequr nga SHBA”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të hapë konkursin për mbi 600 ushtarë aktivë dhe rreth 400 pjesëtarë rezervë.

Ai u ka thënë të rinjve të qëndrojnë në gjendje gatishmërie që të aplikojnë për t’u bërë pjesëtarë të FSK-së.

 





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika