Mehaj në takim me ushtaret e reja të FSK-së: Të gatshme të luftojnë e të vdesin për atdhe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë takimit me 25 ushtaret e reja të FSK-së ka thënë se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ushtaret e reja të FSK-së





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të hënën e 14 nëntorit është takuar me 25 ushtaret e reja të FSK-së.

Në një njoftim në Facebook, Mehaj ka thënë se gjatë këtij takimi u ka rikujtuar se një ndër objektivat e tij kryesore është rritja e përqindjes së vajzave dhe grave në FSK, sepse Ushtria duhet të reflektojë përbërjen e popullit.

“Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Vajzat dhe gratë e FSK-së janë vazhdimësia e fuqishme e vlerave të lirisë sonë dhe historisë së lavdishme të Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ushtaret e reja të FSK-së

Gjatë këtij takimi, ushtaret e reja patën rastin të përshkruajnë rrugëtimin e tyre që nga aplikimi dhe deri tek dita e dhënies së betimit si ushtare të FSK-së, duke e përshkruar atë si ditën më të lumtur të jetës së tyre dhe te familjarëve.

“Ato theksuan se duke para se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, si institucione me besueshmërinë më të lartë në vend, si dhe transparencën dhe objektivitetin gjatë proceseve të mëparshme të rekrutimit, u dhanë motiv të lartë për të aplikuar dhe për të realizuar ëndrrat e tyre për të veshur uniformën ushtarake, në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, vijon njoftimi.

Në fund të këtij takimi, ministri Mehaj ka kërkuar nga to që të japin kontributin e tyre për të ftuar të rejat e vendit që të përgatiten për aplikimin në konkursin e ardhshëm që pritet të hapet më datë 28 nëntor të këtij viti.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika