Mehaj: Serbia është në gjendje t’i vrasë qytetarët e saj, për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Serbia është në gjendje të inskenojë raste dhe situata deri në atë nivel sa të vrasin qytetarët e tyre, e t’ua lënë fajin shqiptarëve. Ai ka përmendur rastin "Panda", ku u vranë gjashtë të rinj serbë nga vetë forcat serbe dhe për këtë siç thotë ai u akuzuan shqiptarët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

“Beogradi vazhdon propagandën e tij, duke prodhuar çdo ditë lajme të rreme me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë dhe destabilitetit në veriun e Republikës së Kosovës”, kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se Beogradi po e dëshmon sërish atë që ka dëshmuar gjithmonë, që është prodhuesi më i madh i propagandës dhe lajmeve të rreme, për arritjen e qëllimeve të tyre që nuk përkojnë me demokracinë, paqen dhe stabilitetin.

“Ata janë në gjendje të shkojnë aq larg, sa të inskenojnë raste dhe situata deri në atë nivel sa të vrasin qytetarët e tyre, e t’ua lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka përmendur rastin “Panda”, ku u vranë gjashtë të rinj serbë, nga vetë forcat serbe dhe për këtë siç thotë ai u akuzuan shqiptarët, rast për të cilin ka thënë se më së miri dëshmon që propaganda serbe vazhdon deri në pa kufi.

Sipas tij, fushata e nxitjes së urrejtjes dhe e krijimit të pasigurisë  në veriun e Republikës, nuk bëhet rastësisht, kjo po ndodh pikërisht tani në prag të takimit të Kryeministrit, Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në vazhdimësinë e lajmeve të rreme, mediat serbe kanë publikuar lajmin kinse në veri të vendit kanë qarkulluar dy automjete të ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë “ky lajm është i pa vërtetë, është lajm i rremë”.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës në veri të vendit që të mos bien pre e mediave propaganduese të Serbisë dhe që për informim të shërbehen nga institucionet përgjegjëse për sigurinë në vend.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika