Mehaj: Serbia me paratë e evropianëve blen armatime ruse dhe kineze

Në Seminarin Rose-Roth të AP të NATO-s, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar bashkëpunim me partnerët dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s. Gjithashtu Mheaj ka kërkuar që të shtohet presioni kundër Serbisë pasi është duke marrë para nga Evropa, e me ato para është duke blerë armatim rus dhe kinez

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar bashkëpunim me partnerët dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s për angazhime të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionet paqësuese nëpër botë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Ministri Mheja këto deklarata i bëri në Seminarin e 102 – të Roose-Roseëi Asmanblesë Parlamentarë të NATOS-s, ku temë diskutimi ishte “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimot: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

Mehaj u shpreh mirënjohës ndaj KFOR-it për ndihem në sektorin e sigurisë, ndërkaq, Mehaj tregoi punën e tij si ministër drejt anëtarësimit në NATO të FSK-së.

“KFOR-i ka qenë krah për krahë me ne, na ka ndihmuar në sektorin e sigurisë sepse është zbatuar procesi i planit të tranzicionit, kjo kërkon dhjetë vite dhe bashkëpunim me aleatë dhe partnerë. Plani zhvillohet në tre faza, Kosova ka pasur fatin që të ketë prezencën ushtarake të 17 shteteve… FSK-ja ka arritur kapacitetet operacionale, kam përmbushur premtimin që del nga pakoja legjislative për mbikëqyrjen civile të subjektit ushtarak, e në veçanti harmonizimit, procesin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO, ky ka qenë fokusi i Kosovës në dy vitet e fundit”, ka thënë Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë fjalimit

Mehaj kërkoj që të ketë më shumë angazhime të FSK-së në misionet paqruajtse nëpër botë, pasi duhet edhe të eksportojmë sigurit dhe jo vetëm takonsumojmë.

“Si shtet i vogël kërkojmë që të kemi më shumë angazhim në misionet paqësuese nëpër botë, të eksportojmë siguri dhe jo vetëm ta konsumojmë, pra të bashkëpunojmë edhe me partnerët e shtetet e tjera anëtare të NATO-s për t’u angazhuar në operacionet jashtë vendit… Po ashtu jemi fokusuar edhe në iniciativat rajonale, A5 është krijuar për të motivuar dhe angazhuar shtetet drejt integrimit në NATO, e jo për të bllokuar njëra-tjetrën, sepse është filluar me A3, pra kërkojmë integrim të plotë në Kartën e Adriatikut, normalisht do të varemi nga vota e dhënë nga Bosnja”, ka shtuar Mehaj.

Ai shtoi se duhet të rrjetet presioni ndëkombtarë ndaj Serbisë që ajo ta ndjejë atë presion, pasi është duke marrë para nga Evropa, e me ato para është duke blerë armatim rus dhe kinez.

“Serbia është duke u fshehur në zonën e hirtë, duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez, Serbia duhet ta ndjejë një presion nga shtetet evropiane. Disa shtete të NATO-s dhe evropiane nuk duan që të shkohet shumë larg, në mënyrë që të hiqen drejt BE-së dhe NATO-s në të ardhmen, por duhet ketë një mesazh të qartë nga partnerët se nuk mund të luash me të dyja palët”, ka thënë mes të tjerash ministri Mehaj.

Ai gjithashtu potencoi se Kosova është e përkushtuar për të qenë pjesë e Partneritetit për Paqe, pasi të gjitha investimet që i bën janë sipas standardeve të NATO-s, përkundër disa shteteve që janë në Partneritetit për Paqe e që veprojnë kundër direktivave të NATO-s.

“Si munden Bjellorusia dhe Serbia të jenë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova jo. Ne shohim që ne Bjellorusi janë dy divizione ushtarake që kane ndihmuar dhe sulmuar Ukrainën, kurse janë pjesë e këtij Partneriteti. Edhe Serbia, Bosnja njësoj, kurse neve ende se kemi arritur këtë status, ne e dimë çfarë kemi kaluar gjatë luftës, kemi kaluar shumë sfida të vështira dhe tani duhet të shohim dhe kapim mundësi të reja. Çfarëdo që bëjmë ne janë të standardit të NATO-s, çfarëdo që blejmë janë të standardit të NATO-s, e gjithë puna jonë shkon në atë drejtim. Ne kemi ndërtuar një grup ndërministror për procesin e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe po përpiqemi të shohim cilat janë të gjitha kriteret që duhet plotësuar për këtë lloj statusi”, ka thënë Mehaj.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika