Mehaj takohet me ambasadorët e vendeve mike nga Turqia dhe Kandaja

I pari i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, iu ka shprehur mirënjohje ambasadorëve të vendeve mike, nga Turqia dhe Kanadasë  

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman

 





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar të hënën në dy takime të ndara dy ambasador të vendeve mike të Turqisë dhe Kanadasë.

Ai ka thënë se, “kontributi i Kanadasë për Republikën e Kosovës është i rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”

Mehaj ka treguar se i ka shprehur mirënjohjen e tij, ambasadori jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman  për kontributin e Kanadasë në të gjitha fushat në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të Republikës së Kosovës.

“Të dy u pajtuam që të identifikojmë fushat me interes të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe Mbrojtjes në interes të dy vendeve, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori iRepublikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Ndër të tjera ai  ka shtuar edhe se “kontributi  i Republikës së Turqisë është shumë i rëndësishëm në perspektivën zhvillimore të FSK-së”.

Ndërsa ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Saka, e Mehaj e ka falënderuar “për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”.

“Të dy u pajtuam që bashkëpunimi  në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave tona të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka theksuar Mehaj në Facbook.

 





Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika