I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, moderatori, Meriton Mjekiçi ka treguar pse e ka lënë futbollin.

“Ndoshta pse jam dëshpërua si adoleshent edhe nuk kam dashtë me e përcjellë futbollin. Nuk jam pendua, sepse e kam zgjedhë një rrugë tjetër”.

Lëvdata për të si futbollist pati edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili tha se i kishin propozuar Mjekiçin si mesfushorë.

Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.