Ministri Çeku ka vizituar klubin FC Drita

“Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës Alban Hyseni dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu - Hyseni vizituan sot klubin tonë ku u pritën nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës sonë FC DRITA”, thuhet në njoftimin e klubit FC Drita

Ministri, Hajrullah Çeku në ambientet e FC Drita

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së shtunë ka vizituar klubin e futbollit FC Drita.

Ministri është pritur nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës FC Drita.

“Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës Alban Hyseni dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu – Hyseni vizituan sot klubin tonë ku u pritën nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës sonë FC DRITA”, thuhet në njoftim e klubit.

Drejtori Sportiv, Valon Zymberi njoftoi për mënyrën e funksionimit të klubit dhe kushtet infrasrukturore të punës në të cilat gjendet klubi.

“Drejtori Gjeneral, z.Feti Murseli e falënderoi ministrin Çeku për përkushtimin në avancimin e sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veçanti dhe në shenjë respekti i dha ministrit fanelën me numër 1 si simbolikë e numrit një të udhëheqësit të ministrisë. FC DRITA falënderon ministrin Çeku për vizitën dhe i dëshiron suksese në punën e tij”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika