Miratohet ligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit

I pari i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se pas miratimit të ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit, është krijuar baza ligjore për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, siç është çështja e sigurimeve shëndetësore dhe përkujdesja ndaj familjes së tyre përgjatë misionit





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është miratuar ligji për dërgimin e Forcës e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.

“Me miratimin e ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere”, ka sqaruar Mehaj në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas tij, janë gjetur disa zgjidhje për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, siç është çështja e sigurimeve shëndetësore dhe përkujdesja ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.

“Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objekti ynë”, ka theksuar ai.

Në fund Mehaj ka shkruar se janë duke punuar për të përmbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s.



Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika