• Click here - to use the wp menu builder
Kërko
 
  • Live TV
  • Live Radio
  • Lajme
  • Sport
  • Pikëpamje
  • Art Jete
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Udhëtime
  • DuVideo
Ballina Uncategorized Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
  • Uncategorized

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar logon zyrtare të institucionit

Nga
Altin Krasniqi
-
20 Shtator, 2024, 16:34
Facebook
Twitter
WhatsApp
Viber
Copy URL
    Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, foto arkiv

    Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka miratuar zyrtarisht logon e Kuvendit gjatë mbledhjes së fundit. Logoja e re është përzgjedhur nga një juri profesionale dhe do të përdoret në një sërë hapësirash dhe materialesh të Kuvendit.

    Sipas njoftimit, logoja do të vendoset në ambiente të ndryshme brenda Kuvendit, përfshirë zyrat e deputetëve dhe dokumentet e brendshme.

    “Sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

    Koncepti i logos

    Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si instutcioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë.

    Me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

     

     

    Facebook
    Twitter
    WhatsApp
    Viber
    Copy URL
      PrapaDogana arreston dy persona për shmangie doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare
      ParaMë 25 shtator nis shqyrtimi fillestar për të akuzuarit e Banjskës
      Altin Krasniqi

      Të ngjashmeMë shumë nga autori

      Arrestohet në Prishtinë një 35-vjeçar i kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë

      Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

      OVL e UÇK i paraqet zyrës së BE-së shqetësimet për Gjykatën Speciale

      Facebook
      Instagram
      Twitter
      Youtube

      Lajme
      Kulturë

      Sport
      Ekonomi

      Pikëpamje
      Teknologji

      Art jete
      Udhëtime

      © 2024 Dukagjini. All Rights Reserved

      Privacy Policy