Molliqaj për rastin e Deharit: Është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka theksuar se padrejtësia për rastin e Astritit, është simptoma që kur e dekonstrukton gjen shpjegimin për pushtetin dhe ligjet e drejtësisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, ka thënë se se rasti tragjik i aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit, i cili vdiq në burg në rrethana ende të paqarta, ilustron “nivelet e përbindshme” deri ku sipas tij mund të arrijë “instrumentalizmi politik e pushtetor”.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka theksuar se padrejtësia për rastin e Astritit, është simptoma që kur e dekonstrukton gjen shpjegimin për pushtetin dhe ligjet e drejtësisë.

“Sot u mbushën 7 vite pa shokun tonë Astrit. U bën 7 vite pa drejtësi mbi rastin e tij. Por, ky përvjetor ka edhe diçka të re: ka filluar edhe zyrtarisht braktisja e idesë që e themelon shoqërinë politike. Aparati i mbyllur konceptual ruan monopolin e interpretimit. Marrëveshja ka tjetër emër. Kjo mjafton, jemi në linjë me historinë dhe idealet. Kaq lehtë ia hodhëm, kështu ua pret mendja atyre”, shkroi ai.

“Rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor. (Pa)drejtësia mbi rastin Astrit Dehari është simptoma që kur e dekonstrukton gjen shpjegimin për pushtetin dhe ligjet e drejtësisë. Sot simptomë, nesër akuzë”, shtoi më tej Molliqaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika