Molliqaj thotë se fajësimi që Kurti ia bën Lajçakut është konspiracion

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përdorë teori konspirative për ta justifikuar “dështimin” në procesin e dialogut

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përdorë teori konspirative për ta justifikuar “dështimin” në dialog.

I ftuar  në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se një proces dialogues bartet me rezultat e teksteve që i prodhon ndërmjetësi.

“Besoj që teoritë konspirative po përdoren për ta justifikuar dështimin apo kapitulimin e plotë të strategjisë Kurti në dialog. Një proces dialogues bartet me rezultat e teksteve që i prodhon ndërmjetësi dhe aty shihet se sa ti ke pasur aty efekt, sukses, dështime, sa i ke imponuar qëndrimet, botëkuptimet dhe synimet tua në dialog. Ajo çka mundem të konstatoj prej planit franko-gjerman, Aneksin e Ohrit dhe tani planin e sekuencimit del kështu në njërën anë kemi kapitullim total të strategjisë Kurti, kemi të shpërfaqur atë që qendra e kësaj marrëveshje është Asociacioni dhe çështjet tjera janë çështje të mëlmesave dhe tani shpërfaqja e Kurtit thu ti se i befasuar me këtë kjo është mashtrim publik sepse këta një tekst të tillë e kanë pasur që nga marrëveshja e korrikut, asgjë e re s’ka ndodhur”, u shpreh ai.

“Të gjitha tendencat për konspiracion që Lajçak qenka bërë me Vuçiqin, kjo i bie një paaftësi totale, qysh se more vesh ti deri tash sepse dokumentet i ke marr vazhdimisht. Unë i kisha theksu dy pika, në këtë planin e sekuencimit na kanë dal dy të vërteta e që janë shumë të dëmshme”, shtoi më tej Molliqaj.

Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika