Këtë të martë, vendi ynë do të përfshihet nga mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.
Sipas parashikimit të IHK-së, në orët e mëngjesit parashihet ngricë, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë.