MPB: Ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS

Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se tashmë ka filluar filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS.

MPB-ja ka bërë të ditur se vetura e parë që i ka ndërruar këto tabela ka qenë në komunën e Prizrenit.

Por, nga kjo ministri nuk kanë treguar për numrin e përgjithshëm të veturave të cilat i kanë ndërruar tabelat nga ato ilegale në RKS.

“Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS”, thuhet në njoftim.

Sipas MPB-së, qendrat për regjistrimin e targave RKS, kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët të cilët kanë qenë të interesuar për të marrë informacione në lidhje me këtë çështje.

Në njoftim thuhet se Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve (QRA), do të “të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë për të ofruar informacionet dhe ofruar shërbimet për kthimin e targave në RKS”.

Sipas MPB-së, procesi i ndërrimit të tabelave në RKS, ka shumë lehtësira.

“Me këtë rast, MPB inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke përfituar dhe nga lehtësirat që ofron ky proces si: Taksën doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve”, thuhet në komunikatë.

MPB-ja ka njoftuar se përmes QRA-ve, janë duke iu “përgjigjur në vazhdimësi kërkesave të qytetarëve për informacione shtesë dhe do të vazhdojë fushatën për informim dhe në javët në vazhdim, me qëllim të informimit të drejtë dhe inkurajimit për regjistrimin e mjeteve në targa RKS deri më 31 tetor 2022”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika