Murati akuzon opozitën për bllokadë: Po synojnë rikthimin e qeverisjes së vitit 2019

Ministri në detyrë njëherit deputeti Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën se po bllokon formimin e institucioneve me qëllim që të rikthehet një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të vitit 2019.

“Tashmë çdo gjë është e qartë – u vërtetua sot se në Kosovë ekzistojnë dy blloqe. Ata janë të interesuar ta bllokojnë vendin. Më 8 prill kishin thënë se do të votojnë dhe nuk do ta pengojnë seancën, por sot, pavarësisht ndryshimit të kandidatit, qëndrimi mbeti i njëjtë”, deklaroi Murati.

Ai tha se kjo tregon qartë se po përdoren taktika bllokuese, me synimin për ta kthyer vendin në një qeverisje ku bënte pjesë edhe Lista Serbe.

“Sot e patë se, edhe pse u ndryshua kandidati, situata mbeti identike, pavarësisht se kush propozohet. Kjo është dëshmia se kemi të bëjmë me bllokadë. Qëllimi i tyre është rikthimi i qeverisjes së vitit 2019, kur pjesë e saj ishte edhe Lista Serbe”, theksoi Murati.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika