Murati i reagon Abdixhikut për votimin e fshehtë: Çfarë katandisje, nga parti shtet-formuese në votë-fotografuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministër në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, lidhur me qëndrimin e partisë së tij ndaj votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Abdixhiku: Nëse bëhet votimi i fshehtë, ne e tregojmë votën KUNDËR në kamera

Duke komentuar deklaratën e Abdixhikut, i cili tha se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër dhe do ta tregojnë votën para kamerës për ta bërë të qartë publikisht, Murati e cilësoi këtë veprim si një degradim të LDK-së.

“Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”, ka shkruar Murati në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas deklarimit të Abdixhikut në Debat Plus, ku ky i fundit tha se LDK do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e votimit të fshehtë, por do të qëndrojë kundër në çdo rast, madje duke e bërë publik qëndrimin përmes demonstrimit të votës para kamerave.

“Ajo çka do të bëjmë ne, nëse gjykata kushtetuese thotë ke të drejtë me ndërru vendimin. Dhe dëshirojmë të respektojmë vendimin dhe e respektojmë. Deputetët tanë do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolina që bëhet ai komisioni. Me plotësu kundër dhe me tregu te kamera lartë. Dhe me vendos në kuti të votimit, 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”, ka thënë Abdixhiku

Kujtojmë se iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së komisionit për votim të fshehtë është dorëzuar më 12 maj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika