Murtezaj: Delegatët vendosin sot për rrjedhën e Kuvendit dhe të ardhmen e LDK-së

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, vlerëson se ftesa e Kuvendit të sotëm nuk është e qartë për atë çka pritet të ndodhë sot.

Murtezaj, në një prononcim për media, u shpreh se sot përcaktohet lidershipi dhe demokracia e LDK-së, njofton Dukagjini.

“Sot jemi në një ngjarje shumë të rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sot përcaktohet lidershipi dhe demokracia në Lidhjen Demokratike të Kosovës – delegatët do të angazhohen që normat statutare të zbatohen në mënyrë që normat demokratike të fillojnë të zënë vend në Republikën e Kosovës. Kosova ka nevojë për parti, organizata politike që janë demokratike dhe që janë të lira”.

Murtezaj foli edhe në rast se mund të jetë njëri prej kandidatëve në rast se ka kuvend zgjedhor, por për këtë u shpreh se është në dorën e delegatëve pasi në ftesë nuk është qartë.

Ftesa nuk ishte e qartë pasi janë 3 modalitete të takimit të kuvendit, sic e keni parë në ftesë nuk është e saktësuar dhe është në dorën e delegatëve që të saktësojnë rrjedhen e kuvendit sot dhe rrjedhën e LDK-së nesër”, u shpreh Murtezaj.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika