Mushkolaj: Veteranët duhet ta kenë pensionin deri në 600 euro, por njëherë të pastrohen listat

Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus”, ka thënë se listat e veteranëve duhet të pastrohen, dhe pastaj pensionet të rriten deri në 600 euro

Analisti Imer Mushkolaj

“Unë jam ta bëjmë pensionin 500 apo 600 euro, por kur të pastrohen listat, kur të ikin mashtruesit, por edhe jo të lidhet me çdo kusht me pagën minimale”.

Kështu ka thënë analisti Imer Mushkolaj i cili është pjesë e panelit të “Debat Plus-it”, ku po diskutohet çështja e listës së veteranëve.

Mushkolaj, gjithashtu, ka thënë se çështja e veteranëve duhet të zgjidhet sa më shpejt, dhe se vetë veteranët, sipas tij, duhet ta “ndajnë shapin prej sheqeri”, dhe të kontribuojnë në “pastrimin” e listave.

Po ashtu, Mushkolaj e ka quajtur diskriminues faktin që veteranët nuk mund ta marrin pensionin nëse punojnë. Sipas tij, veteranët që banojnë në diasporë, edhe punojnë edhe i marrin pensionet në Kosovë.

“Nuk duhet të vazhdojë kështu, duhet të gjendet një zgjidhje për shkak se nuk mundet të vazhdojë kështu. Veteranët duhet ta ndajnë shapin prej sheqeri, jo 170 euro, t’ia lejojnë të drejtën të punojnë veteranëve, sepse është absurde dhe diskriminuese duke mos i lënë të punojnë me 170 euro po e bllokon të mos punojnë, është e pamundshme të jetojnë ashtu”, ka deklaruar Mushkolaj.

Tutje, panelisti i përhershëm në “Debat Plus”, tha se veteranët duhet ta kenë respektin më të madh në shoqëri dhe se “çdo përpjekje për partizimin e tyre, është jo e mirë”. Sipas tij, në Kosovë ka pasur tentativa për ta politizuar çështjen e veteranëve.

Ai tha se veteranët duhet të kategorizohen, e jo të futen në një rang të gjithë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika