Musliu reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga Dukagjini të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të regjistruara fshehurazi nga Igor Popoviq, bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb (BIA).

“E aktivizuam pajisjen, 10 minuta në dispozicion” – Detaje ekskluzive si Igor Popoviq përgjonte takimin në Bruksel

Sipas Musliut, Serbia ka infiltruar sistematikisht shërbimin e saj sekret në procesin e dialogut, duke regjistruar fshehurazi edhe takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

“Bashkëpunëtori i BIA Igor Popoviq regjistroi fshehurazi zyrtarë të BE gjatë dialogut Kosovë–Serbi

Është bërë e ditur se shërbimi sekret i Serbisë (BIA) ka regjistruar fshehurazi takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve të dialogut Kosovë–Serbi.

Mediat kosovare kanë publikuar një audio të rrjedhur nga data 17 shtator 2020, në Bruksel — e regjistruar fshehurazi nga bashkëpunëtori i BIA-s, Igor Popoviq, që përfshinte takime si formale ashtu edhe joformale.

Serbia ka mbajtur gjithmonë prani të inteligjencës në Bruksel. Në vitin 1990, shërbimi sekret serb (atëherë jugosllav) e vrau në Bruksel patriotin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut nga Kosova, Enver Hadri”, ka shkruar Musliu

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika