Mustafa: Kosova B komplet jashtë sistemit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas tij, blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka dalë jashtë funksionit vetëm pak minuta pasi ishte rifunksionalizuar, duke mos qëndruar as 24 orë në operim.

“Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është rifunksionalizuar. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?!

Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit!

Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok!

E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse.

Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika