Nagavci: I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet çdo shqetësim i tyre

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ajo bashkë me ekipin e saj janë duke punuar që ta përmirësojnë infrastrukturën në sektorin e arsimit

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Ministria që ajo drejton është duke punuar për adresimin e çdo vështirësie infrastrukturore dhe politikave arsimore.

Nagavci bëri të ditur se tashmë është rregulluar problemi për mësimdhënësit që kanë probleme të rënda shëndetësore të mos kenë nevojë të paraqiten në punë.

“E kemi fokusuar bashkëbisedimin me mësimdhënësit te politikat e reja në mbështetje të tyre, në mënyrë që të tejkalojmë secilën vështirësi së bashku, sikur që është tejkaluar ajo e mësimdhënësve me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë, sepse i nevojitet paga për të blerë ilaçe”, ka thënë ajo.

Nagavci e ka ripërsëritur mirënjohjen e saj ndaj një pjese të mësimdhënësve të cilët kanë vendosur ta ndërpresin grevën.

“Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare”, ka thënë Nagavci.

E para e arsimit theksoi se në Proejktligjin për paga, i cili që nga dita e enjte ka dalë në konsultim publik, janë marrë parasysh të gjitha kërkesat e punëtorëve të sektorit të arsimit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika