Nagavci takohet me përfaqësuesit e KPK-së, adresohen shqetësimet e prindërve

Kryetari i KPK-së, Besnik Dragusha, adresoi shqetësimet e prindërve për ndryshimin e metodologjisë së blerjes së librave nga Ministria, duke potencuar komplikimet që mund t’i kenë prindërit me këtë rast, kur dihet se kjo metodë po aplikohet për herë të parë, dhe atë vetëm një javë para fillimit të vitit shkollor. Ndër të tjera, në takim KPK-ja ka adresuar disa kërkesa

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës – KPK zhvilloi një takim me ministren e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryetari i KPK-së, Besnik Dragusha, adresoi shqetësimet e prindërve për ndryshimin e metodologjisë së blerjes së librave nga Ministria, duke potencuar komplikimet që mund t’i kenë prindërit me këtë rast, kur dihet se kjo metodë po aplikohet për herë të parë, dhe atë vetëm një javë para fillimit të vitit shkollor. Ndër të tjera, në takim KPK-ja ka adresuar disa kërkesa.

“Një shtatori të mos i gjejë nxënësit pa libra; të shqyrtohet mundësia e marrjes së librave nga prindërit nëpër librari me një dokument zyrtar duke mos paguar, dhe pastaj Ministria t’i kryej obligimet ndaj librarive; të realizohet kërkesa e më hershme e KPK-së për blerjen e librave edhe për nivelin VI-IX; libri i njëjtë të ketë çmim unik në secilën pikë të shitjes, dhe çmimet të jenë të publikuara; librat që do të përdoren, të jenë të publikuar nga organet kompetente, në mënyrë që secili prind të dijë saktësisht se librat e cilit botues duhet t’i blejë; për komunat që nuk kanë librari, të krijohen pika shitëse mobile, në mënyrë që prindërit ta kenë qasjen e lehtë për posedimin e librave; mos të ketë rimbursim tek prindërit për librat por të ketë parapagim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ministrja Nagavci njoftoi KPK-në se nuk mund të përdoret metodologji tjetër përveç asaj me e-Kosova, dhe premtoi se prindërit do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre bankare në fillim të javës së ardhshme.

“Ministria siguroi KPK-në se mjetet e përllogaritura për disbursim do t’i mbulojnë shpenzimet e librave për secilin prind, se çmimi do të jetë unik për tërë Kosovën, dhe do të ketë libra të mjaftueshëm dhe me pika shitëse nëpër çdo komunë”, vijon njoftimi.

Ndërsa, për klasat e VI-IX, ministrja njoftoi se ka vendosur t’i rimbursojë prindërit me një vlerë të caktuar, e cila do të jetë e mjaftueshme për blerjen e librave ushtrimorë, gjë që ka qenë edhe kërkesë e mëhershme e KPK-së.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika