Ndalohen 7 persona, dyshohen për hyrje “në sisteme kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje të parave”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar një aksion në shtatë lokacione të ndryshme në Kosovë.

Me këtë rast janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë sekuestruar vetura, armë, municion dhe mjete të konsiderueshme materiale.

Dyshohet se personat e përfshirë janë përfshirë në vepra penale si “hyrje në sisteme kompjuterike”, “mashtrim” dhe “shpëlarje të parave”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Shpëlarje e parave’”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika