Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, Ambasada Gjermane: Thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës.

Reagimi pasoi thirrjet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e qershorit të votojnë Listën Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e Beogradit Ambasada tha për RTV21 se është thelbësore që të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 7 qershor janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar në një mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme. Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit(qytetarë)”, tha për RTV21 Payam Ghalehdar, zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë. Përveç thirrjeve për votim të Listës Serbe së fundmi një numër zyrtarësh serb u shkarkuan nga puna në institucionet ku udhëheq Lista Serbe./RTV21

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika