Ndeshjet finale të volejbollit të Kosovës do të luhen këtë të dielë

Të dielën e 26 qershorit do të luhen ndeshjet finale në volejboll duke përfshirë kapionatin U14 dhe U16. Këto ndeshje do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

Ilustrim

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, të dielën e 26 qershorit do të zhvillohen përballjet finale të grupmoshës nën 14 dhe nën 16-vjeç.

Ditën e finaleve do të hap ndeshja mes Feronikelit dhe Malishevës, në kategorinë U14 që do të luhet në orën 11:00.

Ndërsa, sa i përket finalistëve të grupmoshës U14 femrat përcaktohen të shtunën e 25 qershorit, më në Ferizaj dhe luajnë finalen në ora 12:30.

Sa i përket grupmoshës U16, meshkujt, të dielën me fillim nga ora 13:30 zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Prishtina Vollej M dhe Malishevës. Ndërsa, Kaçaniku – Vëllaznimi është ndeshja e dytë gjysmëfinale që fillon nga ora 14:30.

Finalja luhet me fillim nga ora 18:30.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika