Nenad Rashiq: Votimi për kandidaturën time nuk është antikushtetues

Deputeti serb, Nenad Rashiq, pas ndërprerjes së seancës konstituive ka deklaruar se kandidatura e tij për nënkryetar të Kuvendit nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

Ai tha se ka zhvilluar biseda me deputetë të tjerë dhe se do të vazhdojë diskutimet në ditët në vijim.

“Po, kam biseduar edhe dje pasdite, edhe sot në mëngjes me kolegët e mi. Nga të gjithë kam dëgjuar një brengë se mos votimi të jetë antikushtetues. Por votimi për mua nuk është kundërkushtetues. Kam pasur konsulta me njerëz që janë më kompetentë në aspektin ligjor dhe më kanë treguar se veprimi i tillë nuk është antikushtetues”, tha Rashiq.

Tutje ai shtoi se kishte pritur të merrte votat e nevojshme dhe ishte optimist për rezultatin.

“Edhe unë isha optimist. Sikur dje edhe sot, edhe nëse do të bisedoj, siç thoni ju ‘mesë dhez dhez’”, përfundoi Rashiq.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika