“Nëse vazhdon zhgënjimi i ShBA-ve, është rrezik që me na karantinuar si shtet”

Me vendimin për  targat e paligjshme “KM” Kryeministri Albin Kurti nuk e ka lejuar që bashkësia ndërkombëtare të marrë një përgjigje të qartë nga Serbia lidhur plani franko-gjerman sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

 





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar pse ShBA-ja i ka kërkuar Kurtit, që ta shtyjë edhe për 10 muaj çështjen e targave të paligjshme “KM”.

Sipas Haradinaj-it , “nëse vazhdon zhgënjimi i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, është rrezik që me na karantinuar si shtet”.

“Kurti nuk e ka lejuar që bashkësia ndërkombëtare të marrë një përgjigje të qartë nga Serbia lidhur plani franko-gjerman. Nëse Serbia kishte për të refuzuar me një  jo,  atëherë me siguri bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste perspektivën e Kosovës në një forme të caktuar me shty disa qëllime për para edhe për këtë i ka kërkuar amerikanët herët Kurti që të mos e nxit këtë çështjen e targave të paligjshme “KM” sepse kanë dashur ta ruajnë fokusimin të marrëveshja të plani Kryesor”, ka deklaruar Haradinaj.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Amerika nuk e lejon që situata të përshkallëzohet situata do ta nxjerr qeverinë nga kjo situata para datë 21 nëntor.

Haradinaj, ka folur për kërkesat Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar ministrave të Qeverisë Kurti II,  ku i ka kërkuar që të rrinë Kosovë edhe të mos udhëtojnë drejtë ShBA-së.

Sipas tij, ai nuk kishte pasur penalizmi sa  kishte qenë kryeministër i vendit edhe as qeveria e tij, por sipas tij koha më nuk është e njëjtë.

“Nuk ka pasur, edhe nuk ka qenë situata e njëjtë, jemi duke folur për kohëra të tjera. Nuk  është as Evropa as Ballkani e as Kosova, por as ShBA-ja e njëjtë pas luftës në Ukrainë duhet at kuptojmë se skam më durimi edhe për këtë arsyeje e kemi propozuar një rezoluta me katër pika”.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika