Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur fillimin e aktiviteteve për funksionalizimin e Gjykatës Administrative, një hap ky për forcimin e drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e çështjeve administrative.
Sipas vendimeve të KGJK-së, selia e Gjykatës do të jetë në Pallatin e Drejtësisë.
Gjyqtarët dhe stafi i Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore do të transferohen në Gjykatën Administrative.
Rexhep Gashi është emëruar U.D. Kryetar i Gjykatës, ndërsa Fadil Zhinipotoku U.D. Administrator.
Janë shpallur konkurse dhe procedura për transferimin e gjyqtarëve dhe stafit administrativ.
U krijua një grup pune për protokollet, shpërndarjen e lëndëve dhe menaxhimin e procesit gjyqësor.