Ka nisur takimi i thirrur nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Legjislaturës së 10-të.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të partive politike parlamentare, ndërsa nga ky takim po mungojnë vetëm përfaqësuesit e Listës Serbe.