Një e lënduar si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së komunës në Prishtinë

Raportohet se ka rënë një pjesë e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lëndimin e një personi si pasojë e rënies së një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Këtë për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Klinika Emergjente ka thënë për Portalin Dukagjini se një person është dërguar në këtë klinikë.

“E sollën tash te ne, vazhdojmë me procedurat”, tha drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, për Portalin Dukagjini.

Në vendin e ngjarjes shihen ekipet e Emergjencës, të Policisë së Kosovës dhe ekipi i Zjarrfikëseve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika