Një grua dyshohet se u dhunua seksualisht në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Dyshohet se një vajzë është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person (femër), dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Malishevë, më 16 mars.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “dhunim”.

I dyshuari  dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.

Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor me vendim të prokurorit.

“Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet  se janë me probleme  psikike.  Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika