Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Tomë Prekaj pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit se i pandehuri ka dhunuar një vajzë të mitur 13-vjeçare në një nga motelet në Istog, njofton Dukagjini.
“Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim.