Një pasuri modeste, si e Glauk Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar pasurinë e tij, ku sipas Agjencisë kundër Korrupsionit thuhet se i pari i Kuvendit posedon vetëm 5 mijë e 449 euro në një bankë private

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë kundër Korrupsionit, ku prej pasurisë së tij, shuma e parave të gatshme ka arritur vlerën prej 5 mijë e 449 eurove.

Prej shumës së lartpëmendur kursime janë 2 mijë e 800 euro, të cilat ruhen në institucionin financiar, bankën BKT.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare

Kurse detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë të deklaruara nga kryetari Konjufca arrijnë shumën e 67 mijë e 125 eurove, me kohëzgjatje deri në 12 vite.

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

3 mijë e 95 euro e 10 cent është shuma neto e pagës mujore që Konjufca merr nga Qeveria.

Ndërkaq, bashkëshortja e kryetarit Konjufca merr pagën në vlerën prej 640 eurove.

Të hyrat vjetore

Në kuadër të kategorisë së pasurisë së paluajtshme, Glauk Konjufca ka deklaruar një banesë me 100 metra katrorë, e cila është blerë në vlerën prej 67 mijë e 125 mijë eurove, përmes kredisë.

Pasuri e paluajtshme

Konjufca, sa i përket kategorisë së pasurisë së luajtshme, posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale dhe posedimit të letrave me vlerë nuk ka deklaruar asnjë posedim të pasurisë.

Të dhënat nga pasuria e luajtshme, posedimi i aksioneve në shoqëri komerciale dhe posedim të letrave me vlerë

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika