Një person në veri e godet policinë me veturë, ky i fundit e përdorë armën për vetëmbrojtje

Sot rreth orës 12:40 një person i dyshuar për posedim të narkotikëve nuk iu ndal urdhrit të Policisë në Suhodoll të Mitrovicës, Rastin për “Dukagjin”  e ka konfirmuar edhe zv. drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

I dyshuari përveç faktit se nuk ndaloi goditi me veturë Policin në këmbë e poashtu edhe veturën e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 12: 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e poashtu edhe veturën e policisë”, ka thënë Elashni

“Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, ka sqaruar ai.

“Personi i dyshimt ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë. Kemi informacione për të dyshimtin dhe besojmë se kemi të bëjmë me rast me marihuanë”, ka shtuar Elashani.

Elashani ka përfunduar duke thënë se policia është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika