Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, njofton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 16:15, kur gjatë kontrollit të një kamioni, është ndaluar një shtetas serb i cili kishte me vete 5,800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 mg, substancë që klasifikohet si narkotik.
Pas hetimeve të mëtejme, është identifikuar dhe arrestuar edhe një person tjetër, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë rast.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat ligjore përkatëse.