Në Bundesliga po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund.

Të njëjtën dëshiron ta bëjë edhe në Katar, në Kampionatin Botëror.

Youssoufa Moukoko është futbollisti më i ri që do luaj në këtë kompeticion.

Moukoko është vetëm 17-të vjeçar dhe është ftuar nga kombëtarja gjermane.

Ai është i lindur me 20 nëntor të vitit 2004, por në fushën e gjelbër duket si lojtar me shumë eksperiencë.

Në 14-të ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman në këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola, teksa është autor i tre asistimeve.

Së bashku me Jamal Musiala po konsiderohen si e ardhmja e ish-kampionëve të botës.

Youssoufa ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2023, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 30 milionë euro.