Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar qartë përmes një postimi në Facebook se mbështetja e saj dhe deputetëve të partisë së saj për postin e Kryetarit të Kuvendit shkon vetëm për liderin e partisë së saj, Fatmir Limaj.
“Nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë votë, përveç Fatmir Limajt për Kryetar të Kuvendit! Jo fsheht, por hapur duhet”, ka shkruar ajo, duke e bërë të qartë se qëndrimi i saj dhe partisë është i vendosur dhe publik.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të konstituohet, ndërsa përpjekjet për krijimin e një shumice parlamentare po vazhdojnë.